Pak para vendimit të Gjykatës në Lipjan për veteranin dhe invalidin e luftës së UÇK-së Bekim Metaj dhe fqinji i tij Skender Shahini lidhur me një sulm në Magure të Lipjanit, foli për kp edhe dëshmitari, bashkëfshatari i tyre, Albert Abdullahu.
Ai thotë se personat që dyshohen të jenë të komunitetit rom dhe që dyshohen të kenë krijuar këtë situatë kanë përdorë mjete të forta për t’i sulmuar veteranin Bekim Metën dhe Skender Shahinin.
Ai tha se grupi nga komuniteti rom që dyshohet të ketë kryer sulmin kishin shkuar fillimisht te shtëpia e Bekim Metës me kërcënime, ndërsa pas varrimit të një familjareje ishin rikthyer sërish në fshat.
Abdullahu: Fillimisht erdhën me kërcënime, u kthyen pas dy ditësh dhe nisi përleshja
“Janë ardhur para nja tri ditëve, na kanë ndalur, e kanë këqyrë tokën e vet. Ne kemi qenë te Bekim Metaj, te ushtari i UÇK-së. Janë ardhur me kërcënime pak a shumë. E kanë pasur ata një varrim, një motër e tyre ka vdekur. Janë ardhur, i ka treguar baca Bekim: “Kryeni varrimin, pastaj nëse keni diçka mosmarrëveshje, hajde bisedojmë”. Ata kanë marrë masa, janë larguar menjëherë, e kanë parë që ne jemi shumë kallaballëk, kanë menduar që i rrahim ose diçka. Janë larguar, pastaj janë ardhur mbas dy ditëve. Kanë çuar dron përpjetë me këqyrë andej kush është në mahallë. S’ka qëlluar kurrkush, ka qëlluar baca Bekë vetë në bahçe të vet duke punuar. Tani kanë shkuar te Skënder Shahini kanë shkuar. I kanë thënë që kështu e kështu. Ai ka thënë: “Pritni pak se duhet me ardhur djali i vogël për një-dy minuta”. Po, janë shkuar tani te Bekimi. Tani prej aty kanë nisur, e kanë kërcënuar, i kanë thënë: “Kurrgjë s’kemi bërë në ’99-ën, çfarë kemi me bërë këtë herë”. Kush i ka thënë kështu? I ka thënë njëri prej tyre këta që janë brenda. Ju ka thënë, ish-ushtarit i ka thënë: “Kurrgjë s’kemi bërë në ’99-ën, çfarë kemi me bërë këtë herë”. Edhe në momentin që i ka thënë kështu, normale gjithkush vepron shpejt, edhe baca Bekë ka vepruar menjëherë se normale është ushtar i UÇK-së, i ka ardhur shumë rëndë. Para derës, me thënë. Pastaj tani menjëherë ka nisur përleshja”, tha ai.
Ai pretendoi se personat e përfshirë kishin qenë të përgatitur paraprakisht për konfliktin dhe se kishin përdorur armë zjarri dhe mjete të forta.
Abdullahu rrëfen momentet e incidentit në Magurë; Kanë qenë të armatosur
“Momentin që kanë gjuajtur me armë këta, kanë gjuajtur, i pari i këtyre serbëve, këta. Kanë gjuajtur, në momentin që kanë gjuajtur, ne kemi dalë menjëherë. Kemi dalë krejt katundi kemi dalë, po pastaj ata e kanë, goxha, goxha gjakftohtë kanë qenë, goxha shumë kanë qenë. Po momentin që kanë pasur në drejtim me armë prej nesh, prej familjes sonë, te ne s’kanë guxuar me ardhur, janë hyrë te një fqinj, ata përballë, ata që kanë fqinjësi. Janë hyrë edhe janë fshehur aty . Momentin që janë shkuar aty, na kanë thënë mos me hyrë brenda, se krejt të armatosur janë ata. Kanë qenë të armatosur, kanë pasur shumë sende ata, kanë pasur, iu kanë gjetur edhe shumë sende atyre”, u shpreh ai.
Ai thotë se pasi kishte ndodhur sulmi, dy ose tre prej personave të përfshirë në incident kishin ikur, disa prej tyre i kishin zënë menjëherë e disa të tjerë më vonë.
Ai pretendon se një fqinje në fshat që sipas tij i përket komunitetit shqiptar i ka strehuar personat që kanë kryer incidentin duke i fshehur ata.
Abdullahu: Të dyshuarit u strehuan në shtëpinë e një fqinje shqiptare
“Shqiptare po, shqiptare ka qenë, komuniteti shqiptar ka qenë. Edhe pastaj janë fshehur, aty janë bllokuar, kemi qenë krejt… 04:06…Po tani momentin që janë bllokuar te ajo shtëpia, aty neve fqinji aty s’na ka lënë me hyrë neve, po kanë pasur armë, kanë pasur AK-47-sha, kanë pasur gjithçka kanë pasur”, tha ai.
Ai thotë se të dyshuarit për sulmin kishin ardhur në fshatin Magure të Lipjanit për të varrosur një familjare pasi që sipas Abdullahut ata jetojnë disa në Beograd e disa në Gjermani
Abdullahu tha se komuniteti i tij vazhdon ta mbështesë Bekim Metën dhe se ai gëzon respekt të madh në Magurë.
Abdullahu: Kërkojmë drejtësi për rastin
“Ne kemi ngrënë bukë prej tyre, ne kemi punuar prej tyre. Ne s’ndihemi të rrezikuar, as edhe në moment, ne jemi, mirë se erdhët kur të duash, ne aty jemi, kur të duash le të vijnë. Ne aty jemi, ne s’lëvizim. Po mirë se erdhën janë të gjithë. Ishalla shteti merr masa ndaj tyre se ish-ushtari i UÇK-së, Bekim Metaj, ne e respektojmë shumë, në maksimum e respektojmë se jemi rritur me të. Ishalla merr masa shteti për ta, nuk i lëshon me aq sa kanë bërë”, tha ai.
Ndërsa, vendimi i Gjykatës në Lipjan për rastin e Skender Shahinit dhe veteranit Bekim Beka pritet së shpejti.
