Reforma arsimore ka dështuar me sukses të plotë. Armiqtë e Shqipërisë po duartrokasin Shqipërinë.
Matematika, Fizika dhe Kimia janë disa prej degëve të cilat rrezikojnë të mbyllen në Universitetin e Tiranës.
Shifrat e deri më tanishme tregojnë se këtë vit vetëm 27 studentë kanë zgjedhur që të studiojnë në këto tre degë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, shifër kjo alarmante pasi më herët kemi patur një dyndje të studentëve në këto degë. Ky universitet pavarësisht se mbetet më i preferuar, sërish është prekur nga tkurrja e vendeve të lira për aplikime.
Në Matematikë deri më tani janë regjistruar vetëm 14 studentë, në Fizikë 7 studentë, ndërsa në Kimi vetëm 6 të rinj, ndërkohë vlen për tu theksuar se vitin e kaluar në degën e Kimisë ka patur 100 kuota.
Më herët u bë me dije se nga rreth 30 mijë maturantë, 1/3 e tyre kanë aplikuar për studimet e larta jashtë vendit, ose kanë zgjedhur që të mos vazhdojnë Universitetin.