Jennifer Lopez mburret me suksesin e saj, por duket se reklama nuk mjafton gjithmonë për të tërhequr publikun. Artisja me famë botërore u detyrua të ndërrojë emrin e turneut që pritet të mbahet gjatë verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Fillimisht turneu i Lopezit titullohej “This is me Now”, kurse tani quhet “This is Me…Live/The Greatest Hits”. Tek projektet e Lopezit, “This is me… Now”, albumi, filmi e dokumentari, që u publikuan gjatë muajit shkurt, u vu re një mungesë e theksuar interesimi nga ana e publikut, edhe pse këto projekte patën performim të shkëlqyer.
Albumi arriti të renditej lartë në listën e Billboardit dhe shiti 14 mijë kopje vetëm javën e parë. Lopez në projektet në fjalë ka investuar 20 milionë dollarë nga paratë e saj.
bal