Jennifer Lopez ka qenë në qendër të vëmendjes, pasi më 22 shkurt ajo festoi ditëlindjen e binjakëve të saj Emme dhe Max, të cilët mbushën 16 vjeç. Kjo ditë e shënuar ata i gjeti në Japoni me nënën e tyre.
Këngëtarja ka shpërndarë një video në rrjetin e saj social Instagram, në të cilën tregon momente të ndryshme nga udhëtimi i tyre në Lindjen e Largët, të cilin e ka titulluar “16th Birthday Trip 2024”.
Ata shihen duke shijuar kuzhinën japoneze, duke përjetuar disa zakone lokale, duke përfshirë veshjen e një kimono, teksa kanë vizituar tempuj. Ata ishin gjithashtu të pranishëm në një muze arti në Tokio. Përveç kësaj, JLo ka treguar edhe tortën e bukur të ditëlindjes, e cila përbëhej nga dy torta të ndryshme të lidhura me një urë. Pjesë e dekorit ishin edhe tullumbace argjendi me numrin 16 mbi to.
Në klip, adoleshentët duken shumë të lumtur, duke shijuar udhëtimin me nënën e tyre të dashur. Në një moment Emme dëgjohet duke thënë: “Unë nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq e emocionuar.
View this post on Instagram
Emme dhe Max janë fëmijët që JLo ndan me Marc Anthony, këngëtarin me të cilin ishte martuar nga viti 2004 deri në 2014. E megjithëse marrëdhënia mes binjakëve dhe Ben Affleck, bashkëshortit aktual të ‘Bronx Diva’ duket se është shumë e mirë, aktori nuk i ka shoqëruar në udhëtimin drejt Japonisë, pasi nuk shfaqet në klipin e ndarë prej saj.
bal