Lajme

Detaje nga atentati ndaj shqiptarit në Greqi/ Vajza gjeti të atin të shtrirë në asfalt

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e regjistruar në orët e para të kësaj të hëne në zonën Patisia të Greqisë, ku një 55-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje sapo doli nga banesa e tij.

Sipas mediave greke, ka qenë vajza e viktimës ajo që ka telefonuar e para autoritetet policore, pasi ka parë të atin të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak pak metra larg shtëpisë, në rrugën “Themou Anninou”.

Ndryshimet e para paraprake sugjeronin plagosje, por autoritetet konfirmuan se shqiptari ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga armët e zjarrit.

Një dëshmitar okular ka rrëfyer se ka parë dy persona me helmeta në kokë duke u larguar me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërsa një banor tjetër ka dëgjuar debate me zë të lartë pak minuta para të shtënave.

Të Ngjashme