Lajme

DETAJE / Sherri në burgun e Fierit, goditet me thikë në qafë anëtari i grupit të Bajrajve, si nisi përplasja

Një konflikt mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë kohës së ajrimit.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se në konflikt janë përshirë Denis Brajovic (Bajri) dhe Jurgen Zotaj, të cilët kanë mbetur të dy të plagosur.

Burime pranë Spitalit Rajonal Fier dhe Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale konfirmojnë se gjatë përplasjes, dy të burgosur kanë mbetur të plagosur.

NEWS  Lubonja i përgjigjet Ramës: Pushteti im është fjala e lirë! Ia kam thënë kur u bë kryetar bashkie, je i rrezikshëm për politikën dhe veten tëndeKorrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni, sipas të dhënave paraprake, ata dyshohet se janë goditur me mjete prerëse të improvizuara. Pas nisjes së konfliktit kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të dënuarit në qelitë e tyre.

Dy të plagosurit janë transportuar për në Spitalin Rajonal Fier, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve spitalore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

NEWS  E frikshme gjatë natës: Rogerti & Miri rrethojnë dhe sulmojnë ShëndritinEnde nuk dihen rrethanat që çuan në nisjen e konfliktit, ndërsa nuk janë bërë të ditur as identitetet e të plagosurve dhe personave të tjerë të përfshirë në përplasje.

Të Ngjashme