Katerina dhe Arnoldi, çifti i njohur që u bë publik gjatë emisionit “Përputhen”, janë përfshirë në një përplasje të fortë publike, ku në qendër të debatit është edhe atësia e fëmijës.
Nga romanca në “Përputhen” te pritja e një fëmije
Dyshja u njoh në programin televiziv “Përputhen” dhe lidhja e tyre u zhvillua me shpejtësi. Pas disa muajsh si çift, ata njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, lajm që u bë publik edhe gjatë emisionit, duke u paraqitur si një moment lumturie për çiftin.
Katerina: “Kam gënjyer, ai nuk është interesuar”
Në një intervistë të fundit televizive, Katerina deklaroi se kishte gënjyer në disa prej deklaratave të mëparshme, ku kishte thënë se Arnoldi i kishte qëndruar pranë asaj dhe fëmijës, si edhe se motra e tij e kishte ndihmuar.
Ajo shtoi se, sipas saj, ishte detyruar nga Arnoldi për të bërë këto deklarata dhe se prej tre muajsh nuk kanë asnjë komunikim, ndërsa ai nuk është interesuar për situatën.
Reagimi i Arnoldit: Dyshime për atësinë dhe kërkesë për ADN
Pas këtyre deklaratave, Arnoldi reagoi në rrjetet sociale, duke shprehur dyshime se fëmija mund të mos jetë i tij. Ai deklaroi se i kishte kërkuar Katerinës kryerjen e testit të ADN-së, por sipas tij ajo nuk ka pranuar.
Kundërpërgjigjja e Katerinës
Menjëherë pas reagimit të tij, Katerina u përgjigj publikisht, duke mohuar pretendimet e Arnoldit. Ajo deklaroi se ai nuk i ka kërkuar kurrë test ADN-je dhe se, edhe nëse do ta kërkonte, ajo nuk do të pranonte asnjë procedurë që mund të rrezikonte shëndetin e foshnjës.
Sipas saj, fëmija është i tij dhe reagimet e Arnoldit synojnë të mbulojnë, siç u shpreh ajo, mungesën e interesimit ndaj saj dhe fëmijës.
Në deklaratën e saj, Katerina tha:
“Vendosa të shpreh edhe unë të vërtetën time, përderisa arritëm në këtë pikë me ish-lidhjen time. Si gjithmonë, po tregon sa i zhytur është në gënjeshtër dhe në urrejtjen që ushqen për mua, sepse nuk i dolën hesapet ashtu siç i priste dhe vazhdon të hedhë baltë mbi personin tim dhe familjen time.
Fëmija është 100% i tij, e njeh shumë mirë. Ai e ka deklaruar edhe vetë, shikoni intervistat. Dhe sa për dy lidhjet e mia të njëkohshme, siç thotë pa pikë turpi, ju bëj të ditur (edhe pse është shumë personale) se s’kam pasur kurrë në të njëjtën kohë tjetër lidhje.
Sapo krijova marrëdhënie me të, i kam qenë besnike gjatë gjithë kësaj kohe dhe këtë mund ta vërtetojnë edhe njerëzit që na shikonin ditë për ditë bashkë.
Nëse ka fakte, t’i paraqesë me emra etj. Po s’ka!
Sa për ADN-në, nuk më është kërkuar, por as nuk do ta vija foshnjën time në rrezik që t’i vërtetoja egoizmin e sëmurë këtij personi. Por, me kismet të Zotit, do t’jua jap edhe me fakte!”, shkruan Katerina.
Përplasja vijon në rrjetet sociale
Debati mes dy ish-partnerëve vijon të zhvillohet publikisht, duke u shoqëruar me akuza të ndërsjella dhe deklarata kontradiktore mbi marrëdhënien dhe atësinë e fëmijës.
