Lajme

Detaje të reja nga grabitja e bankës në Tiranë, zbulohet shuma që u vodh

Vetëm 3 minuta iu deshën autorit të maskuar dhe të armatosur për të boshatisur arkën e bankës Raffaissen në zonën e Komunës së Parisit paraditen e së hënës.

Raportohet nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë së bankës, të cilat tashmë janë në dorë të hetuesve, është krijuar bindja se autori ende i pa identifikuar e ka njohur mirë planimetrinë e bankës dhe funksionimin e saj.

Menjëherë sapo futet në ambientet e bankës i maskuar me skafandër dhe me pistoletë në dorë ai kërcënon rojën duke e izoluar në pjesën fundore të bankës, me pas kapërcen banakun e arkës dhe merr prej andej gjithçka gjen në sirtar.

Sipas bankës autori ka mundur të marrë rreth 60 mijë euro.

Më pas i pa shqetësuar dhe pa lënduar askënd ai u largua nga zona me një monopatinë.

Policia e Tiranës ka ngritur një grup hetimor për rastin he po punon në disa drejtime për identifikimin dhe arrestimin e këtij grabitësi.

Të Ngjashme