Lajme

Vaksinohen krerët e institucioneve kundër gripit sezonal

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, presidentja Justina Shiroka Pula dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, janë vaksinuar kundër gripit sezonal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Me këtë rast, kryetarja e Kuvendit u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të gripit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

Ajo ka vlerësuar se vaksinimi është një masë e thjeshtë dhe e rëndësishme për të zvogëluar rrezikun nga infektimi dhe komplikimet që mund të shkaktojë gripi, veçanërisht te të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Sipas saj, me ardhjen e temperaturave të ulëta pritet rritje e përhapjes së gripit sezonal, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes për shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

Në fund, ajo ka falënderuar personelin shëndetësor për angazhimin në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

Të Ngjashme