Sot u raportua për një incident në “After Party-n” e Big Borther VIP Kosova 2. Këngëtari i njohur, Blero i cili ishte pjesë e kastit të këtij formati, është konfrontuar fizikisht me disa nga pjesëtarët e sigurimit të KlanKosovës.
Media ka mësuar detaje të reja të rastit nga persona që ishin prezentë në vendin e ngjarjes dhe demantojnë deklaratën e këngëtatit Blero.
Gjithçka thuhet të ketë ndodhur pasi njëri nga pjesëtarët e sigurimit po dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht të dashurën e Bleros, gjë që shkaktoi reagimin e saj.
Sipas sinjalizuesve, e njëjta pas ngacmimit, i është rikthyer me një pije në dorë sigurimit shtatlartë duke ia hedhur në fytyrë dhe aty dyshohet se eskaloi situata.
Krejt incidenti që ndodhi para syve të Bleros e bëri këtë të fundit të reagojë ashpër, ku i mllefosur ka tentuar ta godas pjesëtarin e sigurimit me grusht, por me ndërhyrjen e të pranishmëve i njëjti është larguar për pak sekonda.
Por ai e pësoi vet, kështu duke u goditur së paku dy herë nga punëtori i sigurimit.
Në atë moment, situata ka dalë jashtë kontrollit, ku janë thyer disa tavolina e pije të ndryshme.
Në përleshje e sipër, një tjetër pjesëtar i sigurimit është involvuar dhe mes turmës ka arritur të depërtojë deri te Blero, duke e goditur të njëjtin po ashtu me grushte.
Pas sulmit në sallën ku ndodheshin, Blero i është drejtuar atyre duke i kërcënuar se do t’i ndjekë penalisht “Keni me e pa. Ka me iu mbytë. Ka me iu qit në gjyq”.
Në këtë moment është ndalur festa nga njëri prej drejtorëve të KlanKosovës dhe të gjithë të pranishmit janë shpërndarë me shpejtësi.
Të gjithë këtë ngjarje, sipas Prive-s, e ka mohuar këngëtari në fjalë duke thënë se është ishte “një ngatërresë e vogël”.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, raportohet të ketë thënë ai për Prive, duke tentuar që ta fshehë atë që ka ndodhur.