Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë në Korçë.
Autori i plagosjes është Nikolin Tarusha, kushuri me të plagosurin.
Burime nga policia shtojnë se të dy kanë qenë duke udhëtuar bashkë në një makinë, kur papritur Nikolin Tarusha ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka plagosur kushuririn e tij.
I lënduari ka marrë plagë në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
