Lajme

Detaje të reja nga vrasja e të “fortit” të Vorës/ U ekzekutua me një plumb në kokë, viktima merrej me…

Edmond (Ali) Sula, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë, merrej me shit-blerje pronash dhe një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet për konflikte që mund të kenë pasur lidhje me këtë aktivitet.

Dyshohet se 50-vjeçari u qëllua me një plumb nga pas, sapo parkoi automjetin dhe po hynte në oborrin e banesës.

See also  Tragjedia në Greqi! Shkeli gabimisht gazin teksa parkonte dhe përplasi për vdekje nënën, arrestohet vajza50-vjeçari, që njihej edhe si ‘i forti’ i zonës është ekzekutuar nga mbrapa, me një plumb në kokë me një armë me dylbi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.07.2026, rreth orës 00:10, në fshatin Bërxullë, Vorë, dyshohet se është vrarë me armë zjarri shtetasi E(A). S., rreth 50 vjeç, i cili ka qenë në rrugë, duke lëvizur në këmbë.

See also  Shqiptari kapet me gjysmë milioni euro cash dhe kokainë në furgon! Përplas patrullën e policisë, ndalohet dhe gruajaNjë grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do të ndihmojë në zbardhjen e saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Të Ngjashme