LifeStyle

Detajet – Bleona, një dekadë para Kim-it!

Veshjet dhe stili i jetës publike mësohen, përmirësohen, por ka diçka që lind. Dhe duket se edhe vetë Bleona Qeretit i vjen mirë që koha i ka dhënë të drejtë.

Një detaj që nuk u ka shpëtuar ndjekësve të modës: paraqitja e Kim Kardashian në Met Gala 2026 ka rikthyer në vëmendje një nga momentet më të diskutuar të Bleona Qereti, plot 11 vite më parë.

Në Grammy Awards 2015, të mbajtur në Kaliforni, këngëtarja shqiptare u shfaq me një veshje “body” shumë provokuese dhe transparente, e cila bëri xhiron e botës. Veshja ishte dizenjuar nga stilisti shqiptar Shpëtim Zero, ndërsa vetë Bleona deklaronte në atë kohë në Facebook se ideja kishte qenë e saj.

Ndërkohë, në edicionin e këtij viti të Met Gala-s, me temën “Costume Art”, Kardashian u shfaq me një look në mos të kopjuar, të frymëzuar, nga ajo paraqitje e bujshme e Bleonës.

Kim zgjodhi një bust metalik të personalizuar të kombinuar me fund lëkure, një koncept artistik i realizuar nga Allen Jones, në bashkëpunim me dizajnerët Patrick Whitaker dhe Keir Malem, si dhe drejtoreshën kreative Nadia Lee Cohen.

Të Ngjashme