Shëndetësi

Dhimbjet menstruale janë më të forta se infarkti

Dhimbjet menstruale mund të jenë më të rënda se një infarkt në zemër, por shpesh nuk merren seriozisht.” Kështu u shpreh profesori John Guillebaud nga University College i Londrës. Ai shtoi: “Burrat nuk mund ta kuptojnë, por është diçka për të cilën duhet kujdes dhe që nuk duhet nënvlerësuar.”

Megjithatë, dhimbja që gratë përjetojnë çdo muaj vazhdon të banalizohet, të injorohet dhe të reduktohet në “ekzagjerim”. Për shumë vite, menstruacionet kanë qenë tabu, në rrjetet sociale, në mjekësi, në kulturë.

Shkenca është përqendruar pothuajse vetëm në ilaçet dhe produktet për t’u përdorur “ato ditë”, por shumë pak në kuptimin real të dhimbjes që gratë durojnë çdo muaj.

Një fakt që të bën të reflektosh: mesatarisht, burrat kërkojnë ndihmë pas 49 minutash dhimbje barku. Gratë presin 65 minuta. Dhe megjithatë, janë pikërisht gratë që quhen “histerike” një term që vjen nga greqishtja hysterikos (“uterine”) si për të thënë se dhimbja e tyre është më pak e besueshme.

Me këto paragjykime të rrënjosura nga filozofia, te feja e deri te mjekësia nuk është çudi që dhimbja menstruale ka qenë për shumë kohë e padukshme.

Por e padukshme nuk do të thotë e paqenë. Është koha ta ndryshojmë mënyrën si flasim për të. Kjo dhimbje ekziston dhe meriton të dëgjohet, të respektohet dhe të trajtohet me kujdes.

Të Ngjashme