Lajme

Dhuna e ushtruar ndaj protestuesve nga policia, reagon edhe Avokati i Popullit

Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka reaguar pas përplasjeve mes studentëve dhe policisë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, duke njoftuar nisjen e një hetimi administrativ për përdorimin e forcës nga efektivët ndaj protestuesve.

Gjithashtu, grupet e monitorimit kanë mbërritur në Bllokun e Sigurisë, ku ndodhen personat e shoqëruar, për të verifikuar nëse u garantohen të drejtat ligjore, përfshirë të drejtën për avokat, njoftimin e familjarëve dhe kryerjen e ekzaminimit mjekësor.

REAGIMI I PLOTE:

Avokati i Popullit ka nisur, sipas detyrës, një hetim administrativ mbi përdorimin e forcës nga Policia gjatë protestës së sotme. Vlerësimi bëhet sipas neneve 2, 3 dhe 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për të përcaktuar nëse përdorimi i forcës ka qenë i domosdoshëm dhe proporcional.

Grupet e monitorimit të institucionit janë në Bllokun e Sigurisë dhe pranë komisariateve ku mbahen personat e shoqëruar.

Po verifikohet nëse u garantohen e drejta për avokat, njoftimi i familjes dhe ekzaminimi mjekësor. Përtej hetimit kryesisht, Avokati i Popullit fton çdo qytetar që beson se të drejtat e tij janë shkelur, t’i drejtohet institucionit me ankesë individuale.

Të Ngjashme