Lajme

Dhuna ndaj gazetarit në Tiranë, Balla e telefonon: Do bëjmë gjithçka për të kapur autorët

efundit

Ministri i Brendshëm, Taluant Balla ka zhvilluar një bisedë telefonik me administratorin e portalit Pamfleti, Gjergj Zefii cili u dhunua këtë të martë nga persona të paidentifikuar.

Sipas News24, Balla i ka garantuar gazetarit se autoritetet do të punojnë fort për të identifikuar dhe për t’i sjellë para drejtësisë.

Gjergj Zefi, administratori i portalit mediatik Pamfleti është dhunuar nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e kësaj të marte.

Autoritetet njoftojnë se administratori i një portali në Tiranë, në këtë rast 52-vjeçari Gjergj Zefi, është goditur me sende të forta nga persona të paidentifikuar në rrugën “Bardhok Biba” në kryeqytet.

Mësohet se 52-vjeçari është dërguar në spital, ku aktualisht po merr ndihmën mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.10.2023, nga një telefonatë në Sallën Operative është marrë njoftim se në rrugën “Bardhok Biba”, persona të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta një shtetas.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore.

Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi Hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.