ShowBizzz

Dhurata e Einxhel dhe Dagz, çifti prezanton djalin në mënyrën më të bukur

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë bërë një dhuratë për fundvit. Çifti ka publikuar një këngë të titulluar “Dhuratë” e cila i dedikohet të voglit të tyre, Trev.

Në videoklipin e këngës dyshja na ka prezantuar për herë të parë edhe me portretin e djalit, një vit pasi erdhi në jetë.

“Prej një viti ky projekt fle në ëndrrat tona dhe më në fund u bë realitet Kemi menduar shumë se cila mund të ishte dhurata e duhur për 1 vjetorin e Trev, e ndërkohë dhe mënyra për ta gëzuar të gjithë së bashku këtë lumturi tonën, ndaj vendosëm ta përjetësonim në këtë këngë festash! Sigurisht kishte ardhur dhe momentin që dhuratën tonë më të çmuar ta ndanim dhe me ju, kryesorin që na frymëzoi për këtë këngë, Trev. E krijuar me shumë dashuri e përkushtim nga ne të dy dhe nje ekip i mrekullueshëm, që të vijë në shtëpinë tuaj këtë prag festash, si DHURATË për këdo që ju do zemra juve!! Prej nesh për Ju, festofshin zemrat tuaja çdo ditë plot gëzim e dashuri,”-shkruan Einxhel.

Dhurata e Einxhel dhe Dagz, çifti prezanton djalin në