Shëndetësi

Diagnostifikimi i çdo sëmundje për pesë sekonda tani është i mundur

Për mjekësinë kineze, çelja e qendrës së parë të inteligjencës artificiale për trajtimin mjekësor në vend, është një arritje e madhe: ajo mund t’i ndihmojë mjekët ta diagnostikojnë një sëmundje brenda një harku kohor prej vetëm disa sekondash, transmetin “Kosovarja”.

Sistemi i ndihmës në diagnostikim AI është i aftë të analizojë të dhënat mjekësore përfshirë këtu dhe pamjet grafike të mushkërive apo gjëndrave të gjirit.

Gjatë një ekzaminimi rutinë, doktorët arritën të zbulonin vetëm tre nodule beninje në mushkëritë e një pacienti nga skaneri i tij i mushkërive, por sistemi i ri gjeti 5 të tilla, transmeton “Kosovarja”.

Spitalet që do të përfitojnë prej këtij shërbimi do të kenë për më tepër edhe mundësinë t’ua dërgojnë imazhet specialistëve të fushës, të cilët mund t’i ekzaminojnë ato me kujdes e të kontrollojnë diagnozën e dhënë nga kompjuteri përpara se të dilet në një rezultat përfundimtar.

/Kosovarja/