I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do të vizitojë Prishtinën ditën e martë (30 janar).
Lajmi për vizitin e Lajçak në Prishtinë është konfirmuar nga burime të besueshme në Bruksel, raportojnë mediat në Kosovë.
Sipa burimeve, Lajçak do të takohet të martën me përfaqëuesit e institucioneve vendore, ndonëse akoma nuk ka konfirmim nëse do mbahet një takim mes të tij dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, shkruan RTK.
Ndërkohë, bëhet e ditur se tashmë është konfirmuar mbajtja e takimit me zëvendëskryeministrin njëkohësisht kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin. Nesër 29 Janar, Miroslav Lajçak do vizitojë kryeqytetin serb Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Kjo është vizita e parë e të dërguarit për dialog në këtë vit ne Kosovë.
Pas 14 shtatorit të 2023-it nuk ka pasur më takime ne nivelin më të lartë politik në kuadër të dialogut.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo