ShowBizzz

​Diddy përballet me një rast të ri të sulmit seksual

Reperi i debatuar Sean “Diddy” Combs po përballet me një tjetër rast sulmi seksual, pasi një grua ngriti akuza të reja kundër tij.

Ankesa e depozituar kundër Diddy në Nju Jork nga ish-ylli i filmave pornografik Adria English është i fundit nga disa padi të ngritura kundër yllit në muajt e fundit.

Diddy, i cili është një nga magnatët më të suksesshëm të muzikës së zhanrit rep, ka mohuar akuzat për sulme seksuale dhe abuzime fizike, duke përfshirë edhe ato të fundit.

Ylli tani thuhet se është gjithashtu subjekt i një hetimi penal federal, megjithëse nuk ka asnjë shenjë se ndonjë akuzë është e pashmangshme, sipas NBC News.

Problemet ligjore të Diddy janë shtuar pas akuzave të bëra nga ish e dashura Cassandra “Cassie” Ventura në nëntor. Në fillim të këtij viti, ai kërkoi falje pasi dolën në dritë pamjet që e tregonin atë duke sulmuar Ventura në një korridor hoteli në vitin 2016.

Çështja e re kundër në Nju Jork pretendon se Diddy “detyroi Ms English të angazhohej në punë seksuale për të” në festa.

Një total prej 33 akuzash janë bërë kundër Diddy dhe bashkëpunëtorëve të tij në dosjen prej 114 faqesh të Ms English, e cila jep një pasqyrë të ngjarjeve 2004-2009.

“Pavarësisht se sa padi janë ngritur, nuk do të ndryshojë fakti që Diddy nuk ka sulmuar apo trafikuar askënd seksualisht”, tha avokati i tij për mediat amerikane.

Ekipi i Diddy është njoftuar se ai është subjekt i një hetimi penal federal në vazhdim, sipas NBC News, duke cituar dy burime të njohura me çështjet e tij ligjore.

Detajet e hetimit të raportuar nuk janë zbuluar dhe as zyrtarët federalë apo ekipi ligjor i Diddy nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.