Lajme

Diell përvëlues dhe vranësira të lehta, moti për ditën e sotme

Për sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, për shkak të aktivitetit të masave të ajrit të nxehtë nga Anticikloni i Azoreve dhe veriu i Afrikës.

Moti pritet të jetë i kthjellët me diell gjatë gjithë ditës, me disa vranësira të lehta në mesditë dhe pasdite në zonat kodrinore dhe malore kryesisht në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6 m/s, ndërsa në vijën bregdetare dhe luginat malore, era do të arrijë shpejtësi 8-10 m/s, duke shkaktuar dallgë me forcë 1-2 ballë.