ShowBizzz

Diellza Kolgeci me një porosi për ata që agjërimi ju sjell nervozizëm

Me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nuk ka munguar as urimi e këshilla e ish “Miss Kosovës”, aktores dhe avokates, Diellza Kolgeci.

Kolgeci, uron, por edhe qon një porosi tek ata të cilët nuk e përballojnë bash mirë agjërimin, shkruan “Kosovarja”.

“Ne ketë muaj te shenjte te Ramazanit, ju uroj shëndet, lumturi dhe paqe. Shpresoj qe ky muaj i agjerimit, lutjes dhe reflektimit te ju sjelle begati dhe shpërblim, ky muaj kërkon paqe me veten, respekt dhe tolerance andaj për krejt ju qe agjëroni nëse gjate keti muaji ju vije ne shprehje nervoza, ngasja e shpejte e makinës duke rrezikua jetën e te tjerëve vetëm se jeni untu dhe iftari është afër ju kisha këshillua qe me mire te mos agjëroni sepse muaji Ramazan është muaj i energjisë pozitive, paqes, mirësisë durimit e reflektimit… ♥️”.

TS Poll - Loading poll ...



ks