Një veturë është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 12:00 në rrugën “Femi Agani” në Gjakovë.
Njësia Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit raporton se ekipet kanë intervenuar menjëherë dhe kanë lokalizuar zjarrin me ç’rast është parandaluar përhapja e zjarrit.
Për fat të mirë, nuk raportohet për njerëz të lënduar.
“Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin në Facebook.
