ShowBizzz

Dijonisi përlotet në skenë: Mendoj se mami është krenare atje ku është

Sot, i ftuar në “Ferma Club” ka qenë fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP” i cili u emocionua kur foli për të ëmën.

“Mendoj që është shumë krenare atje ku është”, tha ai.

Fituesi shprehet se në momentin që u shpall fitues u kthye menjëherë për të parë reagimin e familjarëve, veçanërisht babait të tij.

E përsa i përket çmimit të madh ai u shpreh:

“Nuk kam qenë duke pritur 100 mijë euroshin të bëj diçka. Do i mbaj në bankë dhe kur t’ja kem nevojën do i përdor”