ShowBizzz

Dijonisi rrëfen momentin e parë që pa të vëllain: Për 4 vite nuk e kam takuar

Banorët e ‘Ferma VIP’ biseduan ditën e sotme rreth familjes së tyre dhe emigracionit.

Dijonisi tregoi se ai ndodhej në Francë kur ka lindur vëllai i tij dhe e ka takuar atë pas 4 viteve, por e njihte vetëm prej telefonit. Dionisi tha se nuk mund të kthehej në Shqipëri, pasi po pajisej me dokumentacionet përkatëse për lejë-qëndrimin.

Ai tha se nuk mundet ta përshkruajë emocionet që ndjeu në momentin kur pa vëllain e tij për herë të parë.

TS Poll - Loading poll ...

“Isha në Francë dhe po prisja të më dilnin letrat kur më lindi vëllai i vogël. U bë 4-5 vjeç dhe unë nuk e kisha parë. Flisja me të në telelefon, por kur e pash për herë të parë se di si ta them”, tregoi Dijonisi.

‘Tani ai është 6 apo 7 vjeç’-tha në fund fermeri.