ShowBizzz

Dikur e quajti ‘balerin i dështuar’, si e priti Fifi lajmin se Iliri do të jetë kryetar jurie në DWTS?

Gjatë kohës që ishin pjesë e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri dhe Fifi nuk kishin një marrëdhënie fort të mirë me njëri tjetrin.

Dyshja kanë patur herë pas herë debate mes tyre, madje kanë arritur në ofendime të rënda.

Fifi e ka quajtur Ilirin “balerin i dështuar” teksa ai i është përgjigjur duke i thënë këngëtares “gjysmake”. Po ashtu, Fifi ka thënë se balerini e ka quajtur këngën e saj “Marova” si “vegetë”.

Mirëpo tashmë koha ka kaluar dhe duket se mes tyre nuk ka më hatërmbetje, të paktën nga ana e Fifit.

Vetë këngëtarja është shprehur gjatë intervistës së sotme për “Më Lër të Flas” se BBV është vetëm një lojë dhe se ajo e vlerëson shumë Ilirin në profesionin e tij, kështu që do i mirëpres kritikat dhe komentet e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Më lër të flas (@melerteflas.tch)



lokimagazine