ShowBizzz

Dikush i ka rrëmbyer zemrën, modelja Agnesa Vuthaj tregon nëse do të ketë dasmë së shpejti

Modelja shqiptare seksi, Agnesa Vuthaj ka dhënë disa deklarata të shkurtra rreth jetës së saj private për ‘Pushime On Top’.

Në një intervistë me moderatoren Lei Kraja, Agnesa ka zbuluar se tashmë nuk është më ‘single’, dikush ja ka rrëmbyer zemrën. Në planet për dasmë ajo u shpreh se nuk ka ndonjë ndjesi të fortë për të veshur fustanin e bardhë, pasi këtë e ka bërë shpesh gjatë punës së saj si modele.

Pjesë nga intervista:

Mediat edhe kur nuk je beqare, të bëjnë beqare. Si je ti sot?

Sot nuk jam beqare, u shpreh Agnesa mes të qeshurash.

Në plane të largëta apo të afërta, do kishe dëshirë të visheshe me fustan nusërie?

Gjatë punës time kam veshur pafund fustan nusërie dhe nuk e kam si shumë vajza ndjesinë. Por ndoshta kur bëhet fjalë për dasmën tënde e dëshiron, vazhdoi mmodelja.