Radimir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së mandatit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës së saj.
Në mesazhin e urimit, Dimiq shprehu shpresën që presidenca e Shiroka-Pulës të shënojë një kapitull të ri për Kosovën, të karakterizuar nga uniteti, stabiliteti institucional, forcimi i besueshmërisë ndërkombëtare dhe përparimi i vendit.
Ai theksoi rëndësinë e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të zhvillimit të Kosovës, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:
“Urime, zonja presidente. Urime, Kosovë!”
