ShowBizzz

Diola dhe partneri i saj janë lidhur për interes?

Së fundmi, lidhja e Diola Dostit dhe Erolld Belegut ka tërhequr mjaft vëmendjen e publikut, duke mos i shpëtuar si komenteve si pozitive, edhe negative.

I ftuar në ‘Studio A’, Erolldi foli për marrëdhënien e tyre dhe për komentet e shumta lidhur me diferencën në moshë.

Ai u shpreh se ata nuk kanë diferencë të madhe në moshë. Gjithashtu, shtoi se janë dy njerëz të pjekur me një përvojë dhe karrierë pas vetes.

Unë mendoj që nuk kemi diferencë të madhe në moshë. Unë mendoj që me Diolën jemi tamam. Diola ka një përvojë jetësore pas vetes, ka një karrierë, po njësoj edhe unë. E dimë çfarë duam. Nëse karakteri ynë gjykohet vetëm nga sa vjeç është ajo dhe sa vjeç jam unë, le të vazhdojnë njerëzit.

Sigurisht, Erolldi kishte disa fjalë për ata që e konsiderojnë lidhjen e tyre ‘për interes’, duke hedhur poshtë aludime të kësaj natyre.

Nuk e di ç’do kishte ndodhur po të kishte qenë ajo 47 vjeçe, prapë do kishte qenë njësoj. Te Diola është një e mirë që ajo është një person i cili e mban familjen e vet vetë, pa mua, mua s’më ka pasur deri para tre muajsh dhe është njeri që ka të ardhurat e veta, pronat e veta, nuk ka pasur nevojë për mua që të vij unë për ndonjë arsye tjetër, – tha biznesmeni.

Për sa i përket planeve për martesë, u shpreh se është ende herët, ama kanë bërë një marrëveshje.

Ne kemi një marrëveshje bashkë, kemi thënë që bashkë do kalojmë bukur, nëse është ajo ‘forever’ për gjithë jetën, është në rregull. Nëse është një muaj, edhe atë një muaj do kënaqemi. I kemi premtuar njëri-tjetrit që derisa të jemi bashkë, do jemi mirë dhe kur bëhet tepër, më thuaj.

Ai shtoi se familjet e tyre janë takuar krejt rastësisht dhe se gjithçka është në rrugën e duhur.



lokimagazine