ShowBizzz

Diola Dosti duket më e dashuruar se kurrë pranë Erolld Belegut

Ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Albania 2, Diola Dosti, dhe partneri i saj, Erolld Belegu vazhdojnë të shijojnë momente romantike.

Pas një udhëtimi të ëndrrave në Bali, tani çifti ka vendosur që të ndjekë valët e detit në Maldive.

Në një prej fotografive të fundit që Diola ka ndarë në InstaStory, ajo shprehet me një ndjenjë të thellë romantizmi: “Vendi im i preferuar? Në krahët e tij”.

Image
Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Këto fjalë, bashkëngjitur me një imazh ku shihen të dy pranë njëri-tjetrit, kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tyre dhe kanë ngrohur zemrat e fansave.

Diola dhe Erolld, të cilët u bënë publik që në fillimet e lidhjes së tyre, nuk kanë ngurruar kurrë të ndajnë me ndjekësit e tyre momentet e tyre më të lumtura.