Lajme

Diplomati i SHBA-së takohet me Bushkën e Çupin: Të mos pengohet përzgjedhja e Avokatit të Popullit

efundit

I Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Wisner u takua sot me kryetaren e Komisionit për Çështjet Ligjore, Klotilda Bushka dhe nënkryetaren Dhurata Çupi.

Në postimin e Ambasadës konfirmohet qëndrimi i SHBA mbi nevojën për të çuar përpara procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit.

“Për të diskutuar përparësitë legjislative të Kuvendit, I Ngarkuari me Punë i SHBA David Ëisner u takua me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Nën-Kryetaren Dhurata Çupi të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike, dhe të Drejtat e Njeriut sot pasdite.

Ata ranë dakord për rëndësinë e posteve kyçe si ai i Avokatit të Popullit, natyrën kritike të përpjekjeve të Shqipërisë për reformën në drejtësi, si dhe rolin që shumica dhe opozita luajnë në një demokraci të shëndetshme.”, shkruan ambasada e SHBA në faqen zyrtare.