Ajo u zbulua në vitin 2002, afro 19 km në jug të Lubjanës, kryeqyteti i Sllovenisë, dhe tani ndodhet në muzeun e këtij qyteti. Analiza e radio-karbonit që u përdor për të përcaktuar moshën e rrotës, arriti në përfundimin se ajo është diku midis 5.100 dhe 5.350 vjeçare.
Qelizat e vdekura të lëkurës, janë një përbërës kryesor në pluhurin e shtëpisë
Sipas studiuesve të Kolegjit Mbretëror në Londër, njerëzit heqin çdo orë rreth 200 milionë qeliza të lëkurës së tyre. Dhe ato duhet të depozitohen diku kur jemi brenda në shtëpi. Nëse kjo ide nuk ju ngazëllen, duhet të dini se një raport nga Shoqata Kimike Amerikane zbuloi se një vaj i lëkurës i quajtur skualen ndihmon në mënyrë natyrale në reduktimin deri në 15 për qind të niveleve të ozonit të brendshëm.
Sudani ka më shumë piramida se çdo vend në botë
Sudani ka jo vetëm më shumë piramida se Egjipti, por numrat e tyre nuk janë as të përafërt. Ndërsa në Egjipt janë zbuluar dri më sot 138 piramida, Sudani krenohet me rreth 255 të tilla.
Lakuriq i natës në formën e grerëzës është gjitari më i vogël në botë
Me një peshë prej 1.5-2 gramë dhe një gjatësi 2.8 deri në 3.2 centimetra, lakuriqi i natës në formë e grerëzës është gjitari më i vogël në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness. Por për ta parë këtë lakuriq të vogël, duhet të vizitoni një nga disa shpella gëlqerore në lumin Khwae Noi në provincën Kanchanaburi të Tajlandës Jugperëndimore.
Sistemi i qarkullimit të gjakut është më shumë se 96.500 km i gjatë
Sipas Institutit Frenklin, nëse i gjithë sistemi i qarkullimit të gjakut të një fëmije – venat, arteriet dhe kapilarët – do të shtrihej në vijë të drejtë do të arrinte gjatësinë e pabesueshme prej 96.500 km. Ndërsa kur arrijmë moshën madhore, në trupat tanë ndodhen afro 160 mijë km enë gjaku.
Pjesë të Afrikës shtrihen në të katër hemisferat e planetit
Për njerëzit, edukimi i të cilëve ka qenë kryesisht i përqendruar në botën perëndimore, mund të jetë befasuese kur zbulojnë se sa i madh është në fakt kontinenti i Afrikës. Për shembull, ai përfshin të 4 hemisferat dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 30 milionë km2.
Kornea është një nga vetëm dy pjesët e trupit të njeriut pa enë gjaku
Kornea është pjesa e pastër e syrit që mbulon bebëzën dhe pjesët e tjera të syrit. Kërc dhe kornea janë të vetmet lloje inde në trupin e njeriut që nuk përmbajnë enë gjaku, sipas shkencëtarëve në Institutin e Kërkimeve të Syve të Departamentit të Oftalmologjisë në Universitetin e Harvard.
Filmi i parë artistik i animuar në botë u realizua në Argjentinë
Nëse mendoni dini shumë gjëra mbi Disney, mund të supozoni se filmi i parë artistik i animuar është ai i Walt Disney në vitib 1937 “Borëbardha dhe 7 xhuxhat”. Por 20 vite më herët, në vitin 1917 në Argjentinë u realizua një film i animuar me metrazh të gjatë. Ishte
një satirë politike me titullin “El Apostol” e përbërë nga 58.000 vizatimesh dhe që zgjaste
70 minuta.
Shteti i Filipineve përbëhet nga 7641 ishuj
Filipinet janë një arkipelag, dhe kjo do të thotë se ky vend është i përbërë nga një grup ishujsh. 7641 ishuj për të qenë të saktë. Dhe duhet theksuar se kjo shifër nuk përfshin mijëra ishuj koralorë dhe forma të tjera të tokës që dalin gjatë kohës së zbaticës.