ShowBizzz

Disa nga perlat e Ledion Liços në moderimin e BBV3

Ledion Liço është kthyer në një nga personazhet më të preferuar për publikun shqiptar.

Ledioni u rikthye këtë sezon televiziv si prezantues i “Big Brother VIP 3”, ku deri më tani ka shkëlqyer.

Ajo çfarë e karakterizon më së miri Ledionin janë batutat e tij spontane, të cilat kanë shkaktuar mjaft të qeshura te publiku, duke u bërë virale menjëherë në rrjet.

Më poshtë po rendisim disa nga batutat e Ledionit në moderimin e BBV3.

1. “Ç’na gjeti kështu, ç’na bëri e liga”. “Ua ua ua!”.

2. “Nuk jam unë ai, është binjaku brenda meje”

3. “Unë jam Ledion Liço për ju që më njihni, për ju të tjerët do kalojmë mirë bashkë”

4. “Unë e di që ti do të më përqafosh, por nuk është akoma koha”

5. “Mos më hidhni sy mua hi”

6. “Nuk marrin vesh, e di sa jam lodhur unë, goja mbrapa”

7. “Në Big Brother brekët gjehen kollaj”

8. “Rikthehemi pas pak. Do marrim nga këto të kokës, ça quhen, karamele me mente”

9. “Le ti lëmë banorët të njohen pak me njëri-tjetrin. Të njohen, po si pra (ajde ajde)”

10. “Se ç’më thanë një gjë autorët e mi! Më thanë që je bërë shumë i bukur”

11.”Kolonjarët thonë: Kolonjarët festën mënjanë, Pilon gjetën, Pilon vranë”



lokimagazine