Lajme

Diskutohet forcimi i kapaciteteve në gjykimin për krimet e luftës

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë sot organizoi panel diskutimin me temën “Forcimi i kapaciteteve profesionale në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë”, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, avokatë, organizata të shoqërisë civile dhe media.

Panelistë në këtë aktivitet ishin Ilir Morina, udhëheqës i Departamentit për Krime Lufte në Prokurorinë Speciale, dhe Naim Rudari.

Gjatë diskutimit u theksua nevoja për forcimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të drejtësisë, avancimin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar dhe zhvillimin e trajnimeve të specializuara për avokatët mbrojtës në rastet e krimeve të luftës.

Po ashtu, u diskutua për gjykimet në mungesë, harmonizimin e praktikës vendore me standardet evropiane dhe garantimin e një procesi të rregullt ligjor.

Të Ngjashme