Kjo pasi në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit për media i akuzuari Sylejmon Jusufi është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej tetëmijë (8000)€, i cili dënim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.
Më tutje bëhet e ditur se obligohet i akuzuari Sylejmon Jusufi që në emër të paushallit gjyqësorë të paguajë shumën prej dyqind (200)€, ndërsa shumën prej njëqind (100)€ për Fondin për Kompensim të Viktimave të Krimit, të gjitha ti paguajë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Obligohet i akuzuari që konform nenit 43 paragrafi 2 të KPRK-së, dënimin me gjobë të paguajë 30 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Nëse i akuzuari nuk dëshiron apo nuk mund të paguajë gjobën, Gjykata bazuar në nenin 43 paragrafi 3 të KPRK-së, dënimin me gjobë do t’ia zëvendësojë me dënim me burgim, duke llogaritur 20 euro gjobë, me një (1) ditë burgim.
Pala e dëmtuar, udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta realizoj në kontest të rregullt civil.
Palët kanë të drejt ankese në afat prej 30 ditësh për Gjykatën e Apelit të Kosovës përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë
