Shëndetësi

Dita do te behet me 25 ore ? Ja kur pritet te ndodh sipas studimeve

Ndërsa shoqëria përparon, vetë bota gjithashtu përjeton ndryshime të dukshme, disa prej të cilave zbulohen vetëm përmes studimit nga shkencëtarët.

Studiuesit në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM) kanë arritur të krijojnë një instrument lazer “ultra-preciz” për të matur shpejtësinë e rrotullimit të Tokës me saktësi të madhe.

Matjet e reja tregojnë se planeti do të kalojë nga dita 24-orëshe në atë 25-orëshe.

Por, kjo do të ndodhë pas 200 milionë vitesh. Instrumenti lazer unazor, i përsosur që nga zbatimi i tij në 2011, është bërë një mjet kyç për të kuptuar lëvizjet e Tokës.

Edhe pse përballet me vështirësi teknike, si asimetria në rrezet lazer, një algoritëm i ri korrigjimi e ka ngritur saktësinë në nivele të jashtëzakonshme.

Duke zbuluar luhatje në rrotullimin e Tokës prej vetëm gjashtë milisekondash çdo dy javë.

Profesor Ulrich Schreiber, drejtues i projektit, thekson rëndësinë e këtyre matjeve jo vetëm në astronomi, por edhe në krijimin e modeleve të sakta klimatike dhe të kuptuarit e fenomeneve meteorologjike.

Nëpërmjet këtyre studimeve, shkencëtarët mund të gjurmojnë evolucionin historik të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës.

Duke zbuluar se ditët janë zgjatur gradualisht gjatë miliona viteve dhe se, brenda 200 milionë viteve, ne mund të jetojmë në një botë ku ditët arrijnë 25 orë./a2/