Ka nisur marshimi i protestës në ditën e 42-të të saj pranë Bashkisë së Tiranës.
Gazetarja Ledjana Braçja raporton se nga qytetarët dhe organizatorët është njoftuar se marshimi do të jetë përgjatë Bashkisë së Tiranës, pranë Parlamentit, tek Ambasada Amerikane e më pas drejt zonës së Stadiumit Air Albania, më pas në Presidencë, për tu kthyer sërish në Kryeministri.
See also Orët e para të mëngjesit ndodh momenti i shumëpritur mes Mateos dhe Brikenës (Video)Për rreth një orë e gjysmë qytetarët kanë mbajtur fjalimet e tyre të shoqëruar me pankarta e flamuj për kërkesa që ata kanë shprehur përgjatë këtyre ditëve.
Gazetarja thekson se është paralajmëruar se do të jetë një protestë qytetare. Edhe sot ka pasur pjesmarrje të diasporës dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë.
