Tubimet e organizuara në Tiranë kanë shënuar sot ditën e tyre të 77-të me radhë. Me pankarta në duar dhe thirrje të vazhdueshme, protestuesit janë grumbulluar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, i cili ka shërbyer edhe si pika e nisjes për tubimin e sotëm.
Më pas, protestuesit i janë drejtuar përmes një marshimi bulevardit kryesor për t’u ndalur përpara godinës së Kryeministrisë, raporton RTSH.
Disa prej përfaqësuesve dhe pjesëmarrësve në tubim kanë mbajtur fjalime me tone kritike ndaj ekzekutivit dhe klasës politike në përgjithësi.
