Nesër shënohen 25 vjet prej kur vendi u çlirua nga okupimi serb.
Institucionet do të organizojnë një serë aktivitetesh, teksa nuk do mungojë as koncerti për Ditën e Çlirimit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se koncerti për këtë përvjetor do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, teksa hyrja në koncert do të jetë falas.
Në mesin e performuesve do të jenë Dren Abazi, Art Lokaj, Juliana Pasha, Jericho, Malda Susuri & Friends, Don’t Listen to Your Neighbors, Adrian, si dhe ikona Adelina Ismaili.