Lajme

Policit i ndodh e papritura, i plas gazi lotsjellës në çantën e shpinës! (Video)

Një incident i papritur është regjistruar gjatë protestës, ku një efektivi të policisë i ka shpërthyer gazi lotsjellës brenda çantës së shpinës.

Siç shihet nga pamjet, teksa vraponte për të shpërndarë trupën e protestueseve pranë Ministrisë së Arsimit, nga çanta e efektivit del tym i bardhë.

Kujtojmë se edhe protesta e sotme e studentëve është shoqëruar me tensione mes tyre dhe policisë, ku është përdorur ndaj të rinjve gaz dhe ujë për t’i larguar.

Të Ngjashme