Më në fund vjen dita e shumë pritur. Kombëtarja shqiptare do të zbresë për herë të parë në fushën e lojës për vitin 2024. Kuqezinjtë luajnë sonte përballë Kilit, në Parma duke nisur nga ora 20:45.
Testi i parë miqësor për Sylvinhon në kuadër të përgatitjeve para-Europian. Skuadra ka zhvilluar të gjitha seancat stërvitore dhe tani mbetet vetëm ora e ndeshjes për të zbritur në fushën e lojës. Braziliani ka skicuar së bashku me stafin formacionin titullar, por ka ende disa dilema të vogla që do të zgjidhen deri në startin e sfidës.
Rikthehen emocionet kuqezi pas ëndrrës të cilën na e mundësuan gjatë kualifikueseve.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo