Lajme

Dita ndërkombëtare e Gruas, OKB: Të drejtat e grave po shkelen në mbarë botën

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka dalë në një deklaratë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ku shprehet se fatkeqësisht përparimi drejt barazisë gjinore po zhduket para syve tanë.

Duke folur me grupin kyç të OKB-së për të drejtat e grave përpara Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, Guterres tha se barazia gjinore është 300 vjet larg, – sipas vlerësimeve më të fundit nga UN Woman, organizata e OKB-së e dedikuar për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka dëshmi që tregojnë se shpresa për arritjen e barazisë gjinore “po bëhet gjithnjë e më e largët”.

Guterres përmendi numrin e lartë të vajzat që detyrohen të martohen në moshë të hershme dhe vajzat që rrëmbehen dhe sulmohen se shkojnë në shkollë.

“Të drejtat e grave po kërcënohen dhe shkelen në mbarë botën,” – tha Guterres, duke përmendur disa vende në veçanti, duke përfshirë Afganistanin, ku tha se gratë dhe vajzat janë fshirë nga jeta publike.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo