Lajme

Dita nis me shi, parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Orët e paradites, paraqiten; me vranësira dhe shira ku më prezente do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit ndersa zonat Jugore do të jenë kryesisht me kthjellime dhe momente me pika shiu. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri-kthyer intervalet me kthjellime në të gjithë vendin, më të theksuara në zonat Jugore- Jugperëndimore; kryesisht në qarkun e Vlorës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës, vijon nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut ku më të dukshme reshjet paraqiten në pjesën veriore dhe verilindore të saj ku priten edhe rrebeshe afat-shkurtra. Parashikohet që herë pas here të ketë intervale me kthjellime të cilat do të jenë kryesisht gjatë orëve të paradites. Temperaturat e arit gjatë ditës së shtunë do të luhaten nga 15 gradë C minimalja në Mitrovicë deri në 25 gradë C maksimalja në Gjakovë.

Maqedonia e Veriut

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre e presionit të ulët atmosferik përkatësisht në Jugperëndim të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në MV, KU pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar shira të rrëmbyeshëm duke sjellë edhe pëmbytje në zona të izoluara në Jug dhe Jugperëmndim të MV. Ndersa mbrëmja dhe nata do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike si edhe ndërpreje të reshjeve./abcnews.al