Lajme

Ditari i luftës: Nga Betejat ajrore me dronë tek çështja e grurit ukrainas në BE

efundit

Shërbimi i sigurisë dhe marina e Ukrainës nisën një sulm gjatë natës në bazën ajrore Saki në Krime, duke shkaktuar “dëmtime serioze” mbi ushtarët rusë, sipas një burimi të inteligjencës ukrainase.

Në të njëjtën kohë, ushtria ruse njoftoi se kishte shkatërruar 19 dronë ukrainas mbi Krime dhe Detin e Zi, por nuk dha detaje për viktima apo dëme.

Gjatë natës, forcat ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy dronë që synonin objektet e karburantit dhe energjisë në rajonin Oryol të Rusisë qendrore, njoftoi guvernatori Andrei Klitschko në Telegram.

Në orët e para të mëngjesit, qyteti Lviv në Ukrainën perëndimore u trondit nga shpërthime dhe autoritetet lokale thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin të përfshira në zmbrapsjen e një sulmi ajror rus.

Si kryebashkiaku i Lviv Andriy Sadovyi ashtu edhe guvernatori rajonal Maxim Kozytsky u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në strehimore pasi priten të tjera sulme.

Pjesa perëndimore e Ukrainës ishte në gatishmëri për një sulm ajror, i cili filloi rreth orës 03:00 me orën lokale.

Nga ana tjetër e kufirit, Polonia thotë nuk do të heqë dorë nga embargoja e saj ndaj grurit ukrainas pavarësisht një ankese të paraqitur nga Kievi në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe heqjes së kufizimeve të shpallura nga Brukseli të premten e kaluar.

“Ne i qëndrojmë qëndrimit tonë, besojmë se është i drejtë dhe është rezultat i analizave ekonomike dhe fuqive që dalin nga ligji i Komunitetit dhe ligji ndërkombëtar,” tha Piotr Miller për televizionin Polsat News.

Ai tha gjithashtu se Polonisë “nuk i bëri përshtypje” ankesa e Ukrainës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia kanë reaguar ndaj vendimit të Bashkimit Evropian për heqjen e kufizimeve në importet e grurit ukrainas – duke ruajtur kufizimet ose duke futur kufizime të reja, duke sfiduar Brukselin sepse, sipas tyre, heqja e kufizimeve ul çmimin e ushqimit vendas dhe dëmton fermerët vendas.