Ditea është përlotur dhe ka thënë se e ka marrë malli për familjen dhe qëndrimi në “Fermën VIP” e ka bërë atë të përjetojë ankth për imazhin e saj dhe sesi duket nga jashtë. Blogerja është shprehur se gjërat janë shumë të vështira brenda dhe pse duken të lehta jashtë.
Ajo ka thënë se dhe problemet e të tjerve atë e prekin dhe pse s’kanë lidhje me të, ato sërish ndikojnë tek ajo.
“Qenka shumë e vështirë brenda, në kuptimin se kur e sheh nga jashtë duket më e lehtë. Më duket sikur po rri kot këtu dhe po humbas kohën”, është shprehur Ditea me lot në sy.