ShowBizzz

“Divin Restaurant”, restauranti më i mirë i peshkut në zemër të Tiranes

Në zemër të Tiranes, një oazë e mrekullueshme, vend ku përjetohet çdo moment e sekondë. Arkitektura, ndriçimi, pritja dhe shija e mrekullueshme e çdo pjatë, e pozicionojnë “Divin Restaurant” lartë në listën e restauranteve më të mira të peshkut në Tiranë.

Divin Restaurant” është konceptuar, ideuar dhe realizuar nga vetë pronari, i cili është shumë i dhëne pas kuzhinës se peshkut dhe asaj italiane.

Divin Restaurant” është krijuar për të shijuar klientët gjithë gamen e gjerë të produkteve të detit të përzgjedhura me shumë kujdes nga Chef-at si dhe kuzhinën aziatike, e cila mundësohet me shumë mjeshtëri nga chef-i i sushit, me eksperiencë më shumë se dhjetë vjeçare.

Gjatë vizitës në këtë restaurant mbresëlënës, pamë që stafi i “Divin” ka objektiv parësor qe çdo pjatë e menu-se të jetë speciale ne llojin e saj, që nga shija e deri tek dekori që meriton notën 10-të.

Shija unike e ushqimit cilësor, gërshetohet në mënyre perfektë me çmimet dhe ambientin shume komod, të bukur e privat. Kaosi i metropolit ndalet në pauzë vetëm në “Divin Restaurant”.



ks