Hija e fenomenit Luiz Ejlli duket se ndjek hap pas hapi edicionin e tretë të Big Brother Vip.
Ka qenë vetë opinionisti Arbër Hajdari, i cili ka krahasuar “sherrin” mes Gazit dhe Julit, me atë të Maestros dhe Luizit. Në të dyja rastet, edhe pse nisi si lojë, shoqëria u shkatërrua pa kthim pas.
Pas komentit të Arbrit, ka hedhur disa “doza” pikante ironike edhe moderatori Ledion Liço.
“Luizi dhe Maestro junior,” shtoi Ledioni.
Pjesë nga diskutimi
Gazi: Kur po bënim planin për flokët, në një moment masi ndërhyn planin për flokët, i thash a bëjmë një gjë. Bëjmë një lojë sikur po zihemi, jo tha nuk pranoj. Këtu u la me kaq. Në këtë pikë jemi nga dëliri i madhështisë duke më thënë gjithë darkën sesa lart ishte ky dhe sa poshtë isha unë. Unë në një shoqëri nuk mendoj se vihen në diskutim kush është lartë dhe kush është poshtë. Kur e shoh që shoqëria shihet me këtë diferencë..Shokët e mi i kam që 3 vjeç. Shprehja ime ka qenë kështu ‘po me këtë cne’, më tha ‘mos ma luaj se ashtu e kam punën’.
Juli: Ajo biseda që pam në fillim ishte vetëm mes meje dhe Gazit, po të doja ta ulja poshtë. Pjesa kur e kam pyetur si ndihesh në shtëpi ka qenë mes meje dhe Gazit. Nuk i kam thën ku jam unë, thash si e mendon veten dhe i kam bërë një krahasi. Pas asaj bisede, nëse Gazi i ka ngel hatri kam bërë unë gabime etj…Si shok nëse më ka konsideruar, do i vija pikat mbi “i” me shokun, jo me të tjerë. Unë nuk e kam cilësuar finalist, i kam thënë do shkojmë bashkë.
Gazi: E gjitha manovra e Julit është me kohën, hapi fjalë që ne po bëjmë lojë. Pse të djeg mor burrë. Ka mashtruar te gjithë banorët, nuk i ka treguar që në mëngjes më sulmoi tre herë dhe i thash ti do të fillosh lojën me mu?
Arbri: Nuk e besoj. Shikoj sjellje të ngjashme mes Luizit dhe Maestros. Kam përshtypjen se kjo është mënyra e tij për ta faktorizuar gazin. Po shpëtoi Gazi sot, mendoj që pasnesër janë të pajtuar
Ledjoni: Luizi dhe Maestro junior
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo