ShowBizzz

Dizajnerja e modës Liridona Hajdari sjell elegancë moderne në tregun vendor

Liridona Hajdari po konsolidon gjithnjë e më shumë praninë e saj në industrinë e modës, duke ofruar dizajne të veçanta që ndërthurin thjeshtësinë me elegancën moderne. E fokusuar kryesisht në krijimin e fustaneve solemne, marka e saj synon të theksojë finesën dhe individualitetin e çdo klienteje.

E themeluar në vitin 2022, veprimtaria e saj është zhvilluar mbi një qasje të personalizuar ndaj modës, ku çdo detaj merr rëndësi të veçantë. Një nga karakteristikat kryesore të këtij biznesi është fakti se i gjithë procesi krijues, nga stilimi deri te qepja, realizohet nga vetë dizajnerja, duke garantuar kështu cilësi dhe identitet unik në çdo produkt.

Përveç koleksioneve të gatshme, Hajdari ofron edhe shërbime me porosi, duke i përshtatur dizajnet sipas kërkesave dhe dëshirave specifike të klientëve. Kjo fleksibilitet ka ndikuar në rritjen e interesit për krijimet e saj, sidomos në mesin e atyre që kërkojnë veshje unike për raste të veçanta.

Sa i përket trendeve më të kërkuara, klientët po orientohen drejt modeleve me dizajn unik, të karakterizuara nga draping-u dhe stili klasik, ndërkohë që mbetet i lartë edhe interesi për fustane të dekoruara me gurë, të cilat shtojnë një prekje luksi dhe shkëlqimi.

Të interesuarit mund ta gjejnë dizajneren në Prishtinë, në rrugën C, si dhe në platformën Instagram përmes profilit “liridonahajdarioffical”, ku prezantohen krijimet më të fundit dhe projektet në zhvillim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LIRIDONA HAJDARI (@liridonahajdariofficial)

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LIRIDONA HAJDARI (@liridonahajdariofficial)

Të Ngjashme