Një veprim i papritur ka ardhur nga Ledri mes dramës së tij dhe Dafinës. Në koncertin e fundit të sezonit veror, Ledrit i është lëshuar nga DJ-i kënga “Tonight” në bashkëpunim me Dafina Zeqirin.
I janë dashur pak sekonda, derisa Ledri kuptoi cila këngë ishte dhe menjëherë u kthye nga DJ duke i kërkuar ta ndërrojë këngën. Për pak sekonda, kalohet në një tjetër hit “Rio”.
Duket se Ledri ka vendosur që të mos performojë më këngët me Dafinën.