Djali i heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj, Shpetim Rreci ka njoftuar se e pamja për prindin e tij do të hapet sapo të përfundojnë procedurat e nevojshme nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Rreci përmes një postimi në Facebook, falenderoi qytetarët që i kanë qëndruar pranë familjes së tij.
Postimi i plotë:
NJOFTIM
Të nderuar familjarë, miq, bashkëvendas dhe të gjithë ju që na keni qëndruar pranë.
Ju njoftojmë se ende nuk është hapur e pamja për prindin tim, Idriz Rrecaj – Hero i Kosovës.
Ju bëjmë me dije se, derisa të përfundojnë procedurat e nevojshme nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, nuk do të hapet e pamja dhe nuk do të zhvillohet varrimi.
Për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pamës, do t’ju njoftojmë me kohë dhe në mënyrë të detajuar.
Ju falënderojmë nga zemra për mirëkuptimin, durimin dhe mbështetjen tuaj në këto ditë të rëndësishme dhe emocionalisht të vështira për familjen tonë.
Me respekt,
Familja Rrecaj
